“Skifterët” shqiptarë hyjnë në vilën e italianit, marrin bizhuteri dhe 60 mijë euro

Autoritetet policore italiane në bashkëpunim me Interpol e me policinë shqiptare kanë vënë në pranga 3 shqiptarë dy meshkuj të moshës 32 e 38 vjeç e një grua 49 vjeçare. Ata akuzohen si autorë të një grabitje me armë në një vilë në  komunën Fiano Romano në provincën e Romës, ekzekutuar më 4 maj të 2019.

Hetimet e operacionit të koduar "Colf" kanë zbardhur se me ndihmën e 49 vjeçares shqiptare, e cila punonte në këtë vilë, grabitësit të maskuar kanë hyrë dhunshëm në vilë e nën kërcënimin e armëve kanë detyruar pronarët e vilës të dorëzojnë  bizhuteri e para në vlerë 60 mijë euro.

Në të njëjtën natë kanë grabitur një automjet luksoz i modelit “Audi 3” nga një autosallon në komunëm e Capneas. Këtë automjet e kanë përdorur për t'u larguar nga vendngjarja.

Të nesërmen e grabitjes më datë 5 maj, automjeti i tyre është identifikuar nga Policia italiane, e cila është vënë nën ndjekje, por ka humbur gjurmët e grabitësve, të cilët gjatë largimit kanë braktisur një çantë brenda, të cilës gjendej një pistoletë e tipit Berreta me dy karikatorë me fishekë si dhe disa objekte floriri.

Automjeti i tyre u gjet i braktisur pas disa ditësh në provincën e Casertës.

Hetimet e policisë italiane u përqendruar në 49 vjeçaren shqiptare, e cila vazhdonte të punonte si ndihmëse shtëpiake në vilën e grabitur.

Dy grabitësit meshkuj janë identifikuar në Shqipëri e janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Romës. Ndaj 49 vjeçares është lëshuar urdhri i arrestimit shtëpiak.

EMISIONET