Skënder Gega rikthehet në stol, firmos në Jordani

Skënder Gega rikthehet në stol, firmos në Jordani

Skënder Gega firmos në kampionatin jordanez të futbollit.

Ish trajneri i Partizanit, ka arritur akordin me klubin e Al Ramtha, me të cilët ka firmosur për një sezon.

Gega ishte i papunë që prej largimit të tij nga stoli i të kuqve, me të cilët fitoi edhe titullin kampion në Kategorinë Superiore.

Kjo nuk është hera e parë që Gega firmos në këtë rajon, ku ka drejtuar për një sezon në Kuvajt ekipin e Al-Jahra.

EMISIONET