Skema e TVSH-së për bizneset, qeveria nuk tërhiqet

Skema e TVSH-së për bizneset, qeveria nuk tërhiqet

Qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi për përfshirjen e biznesit që kalon xhiron 2 milionë lekë në vit në TVSH.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj vetëm 60  minuta para nisjes së protestës së tregtarëve, ka sqaruar edhe njëherë se përfshirja e biznesit në TVSH nuk do të ndikojnë në kostot e tyre.

Arben Ahmetaj: "20% i TVSH-së ka 20 vite që është. Konsumatori është paguesi i TVSH-së, e paguan kur e blen çdo ditë. Gënjejnë kur thonë do të rriten çmimet, gënjejnë dhe takti sot i ka nxjerrë zbuluar. Gënjejnë kur thonë do rrisin çmimet."

Ahmetaj akuzoi opozitën si nismëtare të kësaj proteste ndërsa hodhi poshtë pretendimin e Partisë Demokratike se zgjerimi i skemës është bërë për tu dhënë me konçension.

Arben Ahmetaj: "Kërkon të përdorë një masë antiinformalitet të duhur për të turbulluar ambientin ekonomik shqiptar me një masë që muajin tjetër, e që këtë muaj nëse doni ta dini, provohet që është një masë e duhur."

Ahmetaj kujtoi se deri në dhjetor nuk do të vendoset asnjë gjobë për bizneset që do të bëjnë gabime në deklarim. Nga 1 prilli pragu për përfshirjen e biznesit në skemën e TVSH-së  ka zbritur nga 5 milionë lekë xhiro vjetore në 2 milionë dhe nga kjo skemë janë prekur mbi 11 mijë biznese.

EMISIONET