Zhdukja e Emiliano Sala ka tronditur botën e futbollit.

Sulmuesi argjentinas la Nantes për tu transferuar drejt Cardiff City-t për shifrën e 15 milionë eurove, por rruga drejt Britanisë rezultoi fatale për 28 vjeçarin. Aeroplani ku ndodhej Sala e piloti humbi kontaktet me radarët, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

Histori që nuk po merr zgjidhje prej 2 javësh, por një tjetër çështje e ndërlikuar është ajo e pagesës së blerjes së Sala. Sipas mediave britanike, mësohet se Nantes ka nisur veprimet ligjore ndaj  skuadrës së Premier League për mënyren e shlyrjes së kartonit të Sala nga Cardiff City. Mësohet se klubi i Ligue 1 kërkon rreth 5 milionë euro

Por ky nuk është problemi i vetëm që po përballet Cardiff, pasi drejtuesit pritet të japin zgjidhje për pronësinë e avionit "Piper Malibu", i zhdukur së bashku me Emiliano Sala në bord mbrëmjen e 21 janarit.

/Ora News.tv/