Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani tregoi skandalin që ka shpërthyer në strukturat e institucionit që drejton, ku përplasje të shumta ka pasur me sekretarin e përgjithshëm të KOKSH. Në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora, Bezhani tregoi problemet dhe zbuloi hapat me të cilët pretendon ta zgjidh.

"Mund të themi në fillim fare që tentova ta zgjidh në Komitet dhe kërkova herë pas here dokumenta. Dokumentat nuk mu dhanë. U detyrova që të bëj një gjyq për të marrë dokumentet. Kjo ka nisur nga një aktivitet në Tarragona, nga një dyshim që na lindi për momentin. Ne po bënim mbledhje për të caktuar shefin e misionit, kur sekretari i kishte mbyllur këto dokumente. Nga verifikimi na del që nuk ishte ashtu siç e kishte paraqitur ai dhe filloi dyshime. Bëm mbledhjen e parë dhe më pas kishim një reagim të turpshëm të sekretarit, duke thënë: Do bëj çfarë më do b.tha. Një sjellje jo normale. U mundova të mbledh veten. Kërkova dokumentet  teknike dhe më pas ato financiare. Këto filloi ajo peripecia që isha i detyruar të bëja gjyqin. Fill pas kësaj u futën ndërkombëtarët që bën një ndërmjetësim. U caktuan edhe disa pika për tu zgjidhur, por nuk u plotësua asnjë gjë. Jo vetëm kaq, por nuk më jepnin asnjëherë çelësat e zyrës. Jo më dokumentet që i duheshin presidentit. Në të tilla kushte duhej që t'i dërgoja në gjyq. Shpesh dëgjoj zëra se edhe sot kam dokumentet që kam marrë nga bankat dhe tatimet, por asnjë nga Komiteti. Mirë presidenti që ju thoni se ja ka futur kot. Unë kam marrë bankën, të dali njeri që ta refuzojë. Po prokuroria ia ka futur kot. Po auditi ja ka futur kot? Humbja është 1.052.323. Nuk është bërë rivlerësimi. Ky është krimi ekonomik. Financa ka ecur pa dokumente për 1 vit e gjysmë. Janë mbi 10 raste që nuk kam firmosur. Janë tatuar bursat pa asnjë vendim dhe nuk dihet nëse janë derdhur apo nuk janë derdhur. Në total janë 10%, këto e kanë 35%. Shpenzimet për telefonat nuk mund të shkojnë deri në 8 milionë lek. Rrogat në KOKSH? 1 mln e 680 merr sekretari i përgjithshëm. Kjo problematikë do të shkojë deri në fund," zbuloi Bezhani.

/Ora News.tv/