Skandali në Itali: Kompanitë ajrore shesin bileta për udhëtime që nuk do të kryhen

Skandali në Itali: Kompanitë ajrore shesin bileta për

Bileta fluturimesh ajrore të shitura pa garancinë nëse udhëtimi do të kryhet apo jo.

Ky është skandali që ka shpërthyer në Itali dhe i përcjellë nga e përditshmja italiane ''Corriere della Sera'', sipas të cilës mjaft kompani ajrore kanë shitur bileta avioni për udhëtime që ende nuk dihet nëse do të kryhen apo jo.

Motivi kryesor i këtij fakti është për t'i garantuar likuiditet financiar kompanive ajrore që prej 3 muajsh nuk punojnë, si dhe për kryerjen e një analize tregu e për kuptuar se si do të orientohet kërkesa e turizmit këtë sezon vere post Covid.

Sipas medias italiane, mjaft prej fluturimeve të biletave të shitura janë në aeroporte ende të mbyllura e ku nuk ka një datë të caktuar për nisjen e plotë të funksionimit të tyre.

I tillë është aeroporti i Linate në Milano i cili është i mbyllur por që mjaft kompani ajrore shesin bileta drejt këtij aeroporti për muajt korrik dhe gusht 2020. Sipas burimeve të qeverisë italiane hipotezohet se hapja e këtij aeroporti mund të shtyhet deri në vjeshtë të 2020 e ndoshta në muajin tetor 2020. Atëherë çfarë do të ndodhë me të gjithë ata udhëtarë që kanë prenotuar këtë destinacion në muajt korrik dhe gusht?

Media italiane Corriere della Sera shkruan se "vera 2020 do të kujtohet dhe si sezoni i fluturimeve dhe biletave fantazmë. Vende udhëtimi të shitura për në Europë e SHBA për fluturime e avionë jashtë funksionit. "

Por ka dhe një fakt tjetër që rëndon në këtë skandal. Mjaft prej udhëtarëve që kanë prenotuar mendojnë se nëse udhëtimi anulohet , bileta e tyre do të rimbursohet sipas informacionit të shëprndarë nga vetë kompanitë ajore të cilat u premtojnë rimbursim me një voucher udhëtimi për shkak të Covid  të vënë në dispozicion nga direnktivat europiane.

Pra kompanitë ajrore të udhëtimeve pasi kanë ofruar shërbime për udhëtime fantazmë mund të rimbursojnë jo me para por me një voucher. Mbi këtë fakt Enti Italian i Aviacionit Publik ENAC, ka nisur një hetim për gjobitjen e mjaft kompanive ajrore që kanë premtuar voucher udhëtimi Covid.

ENAC informon se prej datës 3 qershor 2020, udhëtimet nuk mund të anulohen për shkak të Covid, pasi Italia i ka hequr rregullat e limitit të lëvizjes me dekretin qeveritar që lejon qarkullimin me vendet e BE, zona Schengen dhe me Britaninë e Madhe."

EMISIONET