Skandali i maskave, pas 4 ditë abuzimesh, ulen çmimet e dezinfektantëve

Skandali i maskave, pas 4 ditë abuzimesh, ulen çmimet e

Këtë të enjte sipas farmacistëve ka pasur një rënie të fluksit të qytetarëve që kërkojnë të pajisen me maska dhe dezinfektantë. Madje dhe çmimi ka shënuar edhe një ulje të konsiderueshme. 

Pasi njerëzit blenë me çmime shuëm të shtrenjta, maska dhe dezinfektantë, një pjesë e farmacive në kryeqytet vendosën të ulin çmimet e këtyre produkteve.

Gazetarja: A keni dezinfektantë dhe maska?

Farmacistja: Maska kemi vetëm për koronavirusin. 3500 lekë kushtojnë, i kemi ulur. Nga 4500 që duheshin shitur, i kemi ulur.

Por në zonat periferike të Tiranës çmimi nuk ka ndryshuar, megjithëse një pjesë e tyre nuk kanë pasur furnizime me këto produkte që prej së dielës.  Farmacistët deklarojnë  se fluksi i qytetarëve të interesuar ka rënë ndjeshëm këtë të enjte.

Farmacistja: Alkooli besoj se çmimi është i njëjtë, 1 mijë lekë të vjetra i vogli dhe 4 mijë lekë të vjetra i madhi.

Qytetart deklarojnë se ky ndryshim skandaloz i çmimit tregon një mos funksionim të shtetit.

"Duke ditur se çfarë ekonomie dhe gjendje është këtu, t'i rrisin çmimet e maskave është ekstrem".

"Nuk është e drejtë fare. Në vend që të ulen ose t'i japësh falas për të mbrojtur shtetin ato abuzohen". 

Që prej së dielës në farmacitë në të gjithë vendin ka pasur një mungesë të theksuar të maskave, dezinfektantëve dhe alkoolëve.

Për shkak dhe të kërkesës së lartë dhe të furnizimit me sasi të vogla të produkteve në 4 ditë çmimi u disafishua.

Pasvarësisht deklaratave për hetime apo inspektime deri më tani nuk ka asnjë të penalizuar edhe pse fitimet kanë qenë kolosale.

EMISIONET