Skandal te skuadra europiane, prostituta për të manipuluar ndeshjen

Skandal te skuadra europiane, prostituta për të manipuluar ndeshjen

Trukimet e ndeshjeve janë kthyer në një fenomen problematik për të gjitha sportet, ndërsa një skandal ka shpërthyer me klubin portugez të Benfikës.

Sipas gazetës portugeze, "Jornal Economica" zyrtarë të klubit të Benfikës i kanë ofruar prostituta dhe pagesën e faturave të hoteleve për zyrtarët e ndeshjes pasi ata mbanin lidhje të ngushta me ish-delegatin portugez të futbollit profesionist Nuno Cabral.

Goncalves, i cili u largua nga Benfica këtë javë, është akuzuar për 79 krime lidhur me ndreqjen e ndeshjeve, ndërsa vetë klubi përballet me 30 akuza.

Zyrtari gjyqësor Jose Silva akuzohet gjithashtu për 70 krime dhe është nën arrest shtëpie. Këto krime raportohen të përfshijnë korrupsionin, favorizimin personal, përvetësimin dhe mashtrimin kompjuterik.

Por Benfica është zotuar të "çmontojë" "imputimet absurde dhe të pajustifikuara".

Një deklaratë zyrtare thotë: "Ne ruajmë qëndrueshmërinë dhe qartësinë e pozicionit tonë, të shpallur sapo u bë e njohur publikisht për këtë situatë, lidhur me mungesën e fakteve që justifikojnë çdo akuzë në këtë proces".

Benfica aktualisht është në krye të tabelës së Primeira Liga pas katër ndeshjeve, duke fituar tri herë dhe duke marrë një barazim.



EMISIONET