Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi lë në mes intervistën me drejtoren e informacionit të RTV Ora News, Beti Njuma.

Kjo ndodhi në momentin kur presidenti do të pyetej për rezultatin e sondazhit që ka bërë Berat Buzhala se "Cilit i besoni më shumë që punon për interesin e Kosovës, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi"

Sondazhi i publikuar në rrjetet sociale tregonte se 82% ishin pro kryeministrit Haradinaj dhe vetëm 12 % pro Thaçit.

Beti Njuma donte ta pyeste "Përse ishte ky perceptim i publikut?

Mësohet se në këtë moment Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërprerë intervistën dhe është larguar.

Intervista mes drejtores së informacionit të RTV Ora News dhe Presidentit Hashim Thaçi ishte e programuar ditë më parë.

/Ora News.tv/