Skandal në Itali: Covid-19 lë të lirë 40 bosë të mafies

Skandal në Itali: Covid-19 lë të lirë 40 bosë të

40 bosa të mafies kanë lënë burgjet italiane për shkak të emergjencës së Covid-19.

Ky fakt ka shkaktuar një skandal të madh publik e mediatik si dhe zemërimin e prokurorëve të antimafias dhe familjarëve të viktimave nga mafia në Itali.

Pandemia e cila ka goditur rëndë këtë vend, ka çuar në regjim arresti shtëpiak mjaft të burgosur që vuajnë nga sëmundje kronike që mund të jenë në rrezik për jetën nga infektimi me koronavirus, dhe që janë mbi 70 vjeç.

Me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë drejtuar drejtorëve të të gjitha institucioenve të vuajtjes së dënimit, autorizohet që mund të lënë burgjet e të kalojnë në regjim arresti shtëpiak të gjithë të burgosurit që vuajnë nga sëmundje kronike të aparatit të frymëmarrjes, që vuajnë nga diabeti, nga sëmundje kardiake, nga sëmundjet e gjakut, nga AIDS, nga sëmundje të trashëgueshme, ata të cilët janë mbi 70 vjeç.

Kanë përfituar nga kjo urdhëresë e firmosur më 21 mars 2020, dhe kanë lënë burgjet rreth 40 bosa të mafies, mes të cilëve emra të rëndësishëm të botës së krimianalitetit si Francesco Bonura,  78 vjec, kapomafia e Palermos e i konsideruar koloneli i kryebosit Bernardo Provenzano.  Ka lënë burgun dhe ndodhet në arrest shtëpie mafiozi Pasquale Zagaria, vëllai i kryebosit të Kamorrës Michele Zagaria.

Gjitahshtu janë lënë të shkojnë në shtëpi dhe bosat mafiozë Pino Sansone në Palermo, Ciccio La Rocca në Catania, Vincezino Lannazzo në Catanzaro etj.

Një grup prokurorësh të antiamfias italiane mes të cilëve dhe kryeprokurorir Federico Kalfiero De Raho janë shprehur të alarmuar ndaj një vendimi të tillë.

"Dalja nga burgu qoftë në regjim arresti shtëpiak për bosat e mafies do të thotë t'i dorëzosh krimit të organizuar një pjesë të vendit.  Është e paimagjuniueshmë një gjë e tillë", ka deklaruar Kryeprokurori De Raho. "Kthimi i mafiozëve në shtëpi, thotë ai nuk është vetëm një tejtër emergjencëe krimianle por dhe një bombë sociale e ekonomike".

Familjarët e viktiamve nga mafia kanë kërkuar të verifikohen kriteret gjyqësore që janë adoptuar për të vlerësuar daljne nga burgu të bosave amfiozë të dënuar nën ligjin antimafia të një regjimi të rëndë dënimi. "Ky lajm për ne familjarët, thonë ata, është një tjetër plagë që thellon plagët e pambyllura që kanë shkaktuar këta kriminelë".

EMISIONET