Ndërkohë që opozita vijon të këmbëngulë për zgjedhje të parakohshme, Partia Socialiste nis përgatitjet për zgjedhjet e qershorit 2021, për të marrë një mandat të tretë të PS-ë në kye të vendit

Paraditen e sotme socialistët në parkun Olimpik mbajnë takimin “Ti zgjedh” nga i cili do të dalin delegatët e Kongresit që më pas do të përzgjedhin kryesinë e PS-së dhe më pas sekretariatin.

Deputeti socialist Ervin Bushati deklaroi: Opozita kërkon përditë zgjedhje të parakohshme dhe vazhdon thotë që është krizë, epo nuk ka një mijë herë krizë, nuk ka përditë zgjedhje të parakohshme. Opozita atë punë, ka le të kërkojë zgjedhje të parrakohshme, do vazhdojë ti kërkojë deri në 2021 derisa të bëhen zgjedhjet. Puna jonë është përveçse të bëjmë pjesën e zhvillimit të reformave dhe të punëve që i janë ngarkuar qeverisë, të punëve që i janë ngarkuar çdo bashkie në qarkun e Tiranës është të përcjellim tek njerëzit pozitivitetin dhe ti kujtojmë që e vetmja forcë që mund të bëjë Shqipërinë është partia socialiste.”

Nderkohe kreu i grupit parlamentar të PS-se, Taulant Balla deklaroi se brenda Krishtlindjeve do të përmbyllet reforma zgjedhore.

Taulant Balla: "Ne do të përmbyllim reformën zgjedhore brenda Krishtlindjeve edhe paketën e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore do kalojmë në kuvend që implementimi të jetë gati për zgjedhjet e qershorit 2021.. Duhet të ndryshojmë rregullat sa ai takon financimit të partive politike. Drejtësia shqiptare ka vërtetuar se për fat të keq një parti politike ka falsifikuar deklarimet sa I takon financimit. Ky është akt i rëndë."
 

/Ora News.tv/