Sizmiologu qetëson qytetarët në Tiranë: Kthehuni në banesa, nuk ka vend për panik

Sizmiologu qetëson qytetarët në Tiranë: Kthehuni në

Ministrja e Mbrojtes Olta Xhaçka dhe sizmiologu Llambro Duni dolën në një deklaratë për median për të qetësuar qytetarët të cilët të alarmuar kanë dalë nga banesat e tyre të frikësuar nga një tërmet tjetër.

Kjo pas një lajmi të rreme te publikuar në disa portale online se një tërmet do të bjerë në orën 23:30.

Sizmiologu Llambro Duni I bëri thirrje të kthehen nëpër banesat e tyre.

"Ftoj banorët e Tiranës që të ruajnë qetësinë dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Sepse lajmet që janë përhapur janë të pavërteta. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Por përsërisim që shkenca e sizmiologjisë nuk është në gjëndje të parashikojë se kur dhe ku do të ndodhin. Nuk ka vend për panik dhe për të menduar se do të ketë ngjarje të fuqishme. Ngjarja e fuqishme ishte ajo që ishte" 

Nderkohe ministrja e Mbrojtjes u shpreh e vendosur se autorët e lajmit të rremë do të vendosen para ligjit.

“Do bëjmë çmos që ata që e përhapën këtë lajm të mbajnë përgjegjësi dhe përgjegjësia është burg. Nuk do të lëmë gurë pa lëvizur derisa të zbulojmë autorët” 

EMISIONET