Sipërmarrësit italiane protesta në Tiranë

Rafaele Tonon, shtetas italian, jeton prej 30 vitesh në Shqipëri. Në vitin 1997 bizneset e tij në vendin tonë pësuan dëme të mëdha. Ai thotë se nuk ka përfituar asnjë dëmshpërblim ndaj të martën protestoi para ambasadës italiane për më shumë të drejta.

Rafaele Tonon, President i Mbrojtjes së Investimeve Italiane: “Shteti shqiptar ka shpërblyer, sipas dokumenteve bizneset shqiptare, ashtu siç ka rimbursuar shteti grek investitorët e tij. Ne italianët, unë jam italiani më i vjetër në Shqipëri si investitor, nuk kemi përfituar asgjë nga shteti ynë vetwm llafe llafe llafe” 

Presidenti i Mbrojtjes së Investimeve Italiane kërkon bashkëpunim me qeverinë shqiptare për ngritjen e kurseve profesionale që sipas tij do të mund të frenonin emigrimin e të rinjve.

Rafaele Tonon, President i Mbrojtjes së Investimeve Italiane:  “Duam që të aplikohen kurset profesionale për të rinjtë pasi në 5 të rinj 4 duan që të largohen dhe kjo është një fatkeqësi për popullin shqiptar pasi ata që largohen nuk kthehen më. Populli shqiptar duhet të qëndroj këtu”.

Protesta e sipërmarrësve italianë do të vijojë përgjatë 3 muajve çdo të martë dhe të enjte.



EMISIONET