Dy sindikatat kryesore të Greqisë, të cilat përfaqësojnë punonjësit në administratën shtetërore dhe sektorin privat, kanë ftuar qytetarët në grevë të përgjithshme më 6 dhe 7 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj masave të kursimit. “Kërkesa kryesore e sindikatës është që parlamenti të mos miratojë masat e papranueshme dhe shkatërruese që ka imponuar Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane”, thuhet në deklaratën e sindikatave. Tre institucionet kanë kërkuar nga Greqia që të bëjë kursime të mëdha në shpenzimet e qeverisë, paga dhe pensione, si kusht për të siguruar këstin e radhës të ndihmës ndërkombëtare. Greqia po përballet me krizë të rëndë borxhesh.

/Ora News.tv/