Sinani: Kriza politike në Shqipëri ndikon në Maqedoninë e Veriut

Sinani: Kriza politike në Shqipëri ndikon në Maqedoninë e

Analisti Arsim Sinani, i ftuar në RTV Ora, tha se palët shqiptare duhet të ulen për të zgjidhur krizën politike për shkak se ajo ndikon edhe në Maqedoninë e Veriut.

Sinani shtoi se Shqipëria do eci përpara Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit Evropian, duke shtuar se shteti shqiptar do i vijë në ndihmë atij maqedonas.

Arsim Sinani: “Nuk mund të krahasohet Maqedonia e Veriut me Shqipërinë për shkak se Maqedonia e Veriut është një shtet i vogël dhe ekziston si vullnet, dëshirë i faktorit ndërkombëtar dhe i shqiptarëve, të cilët janë të koordinuar me faktorin ndërkombëtar. Ndërsa Shqipëria është një shtet me dy dete, ka një krizë që shpresoj që tani në shtator, tetor do të zgjidhet. 

Mendoj se Shqipëria do ecë drejt rrugës së bashkimit evropian shumë më para Maqedonisë së Veriut. Duke e njohur pak a shumë konfliktin e shoqërisë shqiptare në Shqipëri mendoj se shumë ma lehtë do të merren vesh dy partitë, ajo Demokratike me atë Socialiste dhe pavarësisht si do shkojë ky proces mendoj se Shqipëria do ecë para Maqedonisë dhe do mund të ndihmojë Maqedoninë ashtu si në procese të tjera të mbijetojë duke e përkrahur faktorin politik shqiptar.

Kriza në Shqipëri mendoj se duhet të zgjidhet, palët duhet të ulen ta zgjidhin problemin për shkak se kjo ndikon edhe tek ne në Maqedoninë e Veriut, pastaj ato ‘dackat’ i hamë ne shqiptarët atje."


EMISIONET