Sikur të ishte prerë me dorë!

Sikur të ishte prerë me dorë!

NASA ka publikuar një foto të mrekullueshme të një ajsbergu drejtkëndësh që lundron në detin Weddell jashtë Antarktidës.

Agjencia amerikane e hapësirës tha se këndet e mprehta të objektit dhe sipërfaqja e sheshtë tregojnë se ajsbergu është shkëputur kohët e fundit nga "raftet" e akullit.

Fotoja u mor javën e kaluar nga shkencëtarët në kuadër të një projekti hulumtimi nga NASA.

Objekte të tilla nuk janë të panjohura, teksa quhen ajsbergë tabulare.

"Ajo që e bën këtë pak të pazakontë është se duket pothuajse si një shesh", tha Kelly Brunt, glaciolog në NASA dhe Universitetin e Marylandit.

Është e vështirë për të treguar saktësisht se sa i madh është ajsbergu nga fotografia, por ekspertët thanë se ishte ndoshta më shumë se 1.6 km.

Si me të gjitha ajsbergët, pjesa e dukshme në sipërfaqe përmban vetëm një pjesë të vogël të masës së objektit - në këtë rast rreth 10%.


EMISIONET