Nëse doni të keni një pension të merituar pas 40 vitesh, atëherë duhet të këmbëngulni vetë pasi qeveria nuk ka mjaftueshëm burime njerëzore për të luftuar informalitetin në tregun e punës. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka pranuar publikisht se qeveria nuk ka kapacitetin fizik për të kontrolluar çdo bizneset apo ndërmarrje në lidhje me deklarimin e punonjësve. Gjatë një takimi me të rinjtë të organizuar sot paradite në ambjentet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Veliaj u shpreh se pavarësisht që ka mbi 30% të punonjësve që janë në të zezë, Inspektoriati i Punës nuk ka më shumë se 100 persona për të bërë policinë që të kontrollojë çdo ndërmarrje. “Sot ne kemi të regjistruar në Shqipëri rreth 700 mijë vende pune që janë të formaliizuar, gjykojmë në fakt që ka një pjesë të madhe të ekonomisë, 30% që është në të zëzë. I gjithë inspektoriati i punës në Shqipëri ka më pak se 100 vete. Kjo do të thotë që fizikisht është e pamundur që të caktojmë një polici punësimi çdo ndërmarrje apo biznesi familjar që nuk deklaron. Kështu që parimi është që do bëjmë një shtet policor, apo të ndërtojmë formula që i bën njerëzit të punësojnë”, deklaroi Veliaj. Duke e lidhur këtë me skemën e pensioneve ai shpjegoi se qeveria nuk mund të bëjë më rolin e “baby sitter”, ose t’i trajtojë njerëzit si fëmijë. Sipas Veliajt me skemën e re të pensioneve kush mashtron, bën hile apo deklaron më pak seç merr do të jetë ai që do të ndëshkohet kur t’i vijë mosha e pensionit. “Ne i thame njerëzve doni të bëni hile po ua themi që tani, 40 vjet para se të dilni në pension. Pas 40 vitesh do bëhet nje llogari e bilancit të jetës tuaj. Nëse do bësh hile, i vetmi që do penalizohesh do jesh ti. Pra formula e re thotë: Shuma e pensionit eshtë një pension social + vitet e tua të punës si % të pages mesatare ndër vite. Kjo do të thotë se nëse deklaron pak vite më pak do të jetë pensioni, nëse deklaron një rrogë më të ulët me pak pension për ty. Por nga ky moment shteti ka hequr dore duke bërë “baby sitter”, dhe duke i trajtuar njerëzit si të vegjel. Njërëzit janë inteligjente, dhe një që ka pak shkollë e kupton që shumëzimi i viteve të punës me rrogën jep pensionin”, u shpreh Erion Veliaj. Pak ditë më parë në tyrezë të opozitës Fadil Kepi, një njohës shumë i mirë i ligjeve të sigurimeve shoqërore specialist dhe ish drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë shpreh pakënaqësi ndaj pr/ligit për reformën në pensione. Ai deklaroi se puna në të zezë është "Thembra e Akilit", prandaj duhet të luftohet dhe jo të rritet mosha e pensionit. Te rinjt ti drejtohen arsimit profesional Mbylljen e pjesës më të madhe të universiteve private Ministri Veliaj e quajti si një hap emancipues për të ardhmen e të rinjëve duke i orientuar ata drejt arismit profesinal dhe duke i kërkuar prindërve të zhdukin cdo mendalitet që kanë për zanatet. Duke krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ka përqindjen më të vogël të atyre që e frekuentojnë arismin professional, vetëm 17% ndërkohë që në rajon kjo shifër arrin deri në 70%. (Video: Fjala e ministrit Veliaj) Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

/Ora News.tv/