Siguria ushqimore, produkte të skaduara në supermarkete

Siguria ushqimore, produkte të skaduara në supermarkete

Ushqimet që tregtohen pas afatit të përdorimit etiketat të cilat nuk plotësojnë standardet e kërkuara prej kohësh kanë qenë në fokusin kryesor.Qytetarët shprehen se nuk janë aspakt të sigurt te ushqimet që konsumojnë ndërsa apelojnë autoritetet për kontrolle në supermarkete por dhe aty ku prodhohet.

Prej kohësh Ora News ka ngritur shqetësimin e sigurisë ushqimore. Një ndër problemet kryesore është se në supermarkete shiten produkte të cilat ju ka mbaruar afati i përdorimit. Një gjë të tillë e pohojnë dhe vetë qytetarët.

"Më ka qëlluar të blej ushqime të skaduara, makarona."

"Janë falso komplet."

"Shumë ushqime te ne kanë nevojë të rishikohen për standardet që kanë."

Ora News ka ngritur si shqetësim etiketimin e datave të prodhimit dhe skadimit.

Mjafton të shkosh në një nga dyqanet e AlbMarket dhe shumë nga produktet që blen ju fshihet data.

Qytetarët shprehen se kjo ndodh me vetëdije, që produkteve pasi tu mbarojë përdorimi tu vihet një datë tjetër.

"E bëjnë të mbushin xhepin e tyre, nuk ka rëndësi se pakësohet popullësia në Shqipëri. Problemi është tu shtohet paraja në xhepin e tyre."

"Edhe në supermarkete i ke të fshira."

"Biznes është, populli e ha, tregtari fiton."

"Në shumë vende, te skadenca poshtë ka ngjitëse tjetër, sipër tjetër."

Madje në dyqanet e AlbMarket gjen dhe produkte pa datë prodhimi dhe skadimi, ndërsa AKU ende nuk ka reaguar për këtë fenomen.

Vetë konsumatorët bëjnë thirrje për kontrolle, ndërsa shprehen se institucionet nuk kanë punuar aq sa duhet për sigurinë ushqimore.

"Nuk ka kontrolle."

"Po të kishin bërë autoritetet një punë konçize nuk do të kishin ndodhur këto gjëra."

Ne ditët në vijim Ora News do të kërkojë edhe një reagim zyrtar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për përgjegjësitë e vetë AlbMarket dhe prodhuesve.

EMISIONET