Pushimet relaksuese më plazh tashmë kanë përfunduar por si të ruani ngjyrën çokollatë që ka marë trupi juaj? Në fillim kujdesi gjatë plazhit, hidratimi dhe trajtimi në qendra estetike janë masa që duhen marrë, sekreti numër një është që një ngjyrë e nxirë shpejt do ikë shumë shpejt nga lëkura juaj, ndaj konsumoni lëngje frutash edhe pse plazhi ka përfunduar si psh lëngu i karrotave të shtrydhura përmban melaminë e cila ndihmon lëkurën të ruajë ngjyrën e nxirë. Rol të veçantë luan edhe hidratimi  me kremra të përshtatshëm për lëkurën tuaj sa më shumë të jetë e mundur. Një tjetër detaj është dhe trajtimi i trupit tuaj nëpër qendrat estetike, si depilimi, maskat etj. Ideja se sa më shpesh të aplikohen produkte në lëkurën e nxirë ngjyra fillon të zbehet më shpejt është e gabuar, pasi këto trajtime nuk kanë lidhje me ngjyrën e trupit, trajtimet estetike ndihmojnë në pastrimin e lëkurës nga qelizat e vdekura, një trajtim ky shumë i rëndësishëm sidomos pas sezonit të plazhit. Konsumoni sa më shumë lëngje apo ushqime me beta-karoten pasi ju bën mirë jo vetëm për shëndetin por ndihmon në ruajtjen e ngjyrës duke I dhënë dhe shkëlqim lëkurës suaj, përmendim karrotat, specat e kuq, bizelet etj.

/Ora News.tv/