Sezoni i vjeshtës u hap me një dasmë vip. Aktori kosovar Besnik Krapi dhe aktorja dhe prezantuesja nga Shqipëria, Jonida Vokshi, kanë kurorëzuar të shtunën dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore në Golem.

Përveç numrit të madh të të ftuarve, me familjarë, miq, të afërm dhe kolegë, dasmën e bëri më madhështore organizmi dhe konceptimi i gjithçkaje deri në detaje.

Një dekor mbreslënës që i shkonte për shtat edhe rrezatimit të çiftit që dukeshin më të bukur se kurrë.

Nusja, një princeshë përrallash, celebrimin me martesë ia kishte besuar as më shumë dhe as më pak se shoqes së zemrës dhe shpirtit, këngëtares Elvana Gjata.

Ndërsa në festë, ahengun e mbajtën treshja e këngëtarëve Venera Lumani, Lind Islami dhe Juliana Pasha.

Gjithçka kaloi në një atmosferë të këndshme dhe festive, ndërsa kulmet e dasmës padyshimim ishin kërcimi i çiftit të aktorëve dhe ai i Jonidës me Elvanën.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë çiftit jetë të gjatë dhe të lumtur!








/Ora News.tv/