Ermira Babaliu prej 23 vitesh jeton në SHBA. 

Por këngëtarja nuk ka hequr dorë nga karriera muzikore.

Ajo vazhdon të këndojë sërish njësoj si ditën e parë.

E ftuar në emisionin Tempora në RTV Ora, ajo tha se ka një parim për veten e saj, të prodhojë ‘shpirtin’ e saj.

Ermira Babaliu: “Kam një parim, që unë jam unë. Jam përpjekur që edhe me llojin e këngës të mos bëj shumë eksperimente, me ndonjë përjashtim të vogël. Të jetë i njëjtë. 

Atje ku jam që nga dita e parë e deri sot vazhdoj të këndoj, 3-4 herë në muaj, ka raste më shumë. Jam përpjekur që të mos kem ndalesa të cilat mbase do të më pengonin dhe gjithmonë e përsëris të jem ajo që jam. Të mos përpiqem të bëj x apo y por gjithmonë të prodhoj shpirtin, natyrën e Ermirës.”

/Ora News.tv/