Shumë fëmijë po vdesin nga një sëmundje misterioze, shkaktari mendohet se është koronavirusi

Shumë fëmijë po vdesin nga një sëmundje misterioze,

Disa fëmijë pa probleme shëndetësore të tjera kanë vdekur nga një sindromë inflamatore e lidhur me koronavirusin, zbuloi sot sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.

Mjekët ditën e djeshme janë shprehur të alarmuar për rritjen e shpejtë të numrit të foshnjave që pranohen në kujdesin intesiv me sëmundjen e ngjashme me Kawasaki.

Zyrtarët nuk kanë pranuar të thonë numrin e fëmijëve britanikë që janë prekur nga kjo sëmundje.

Fëmijëve i duheshe të merrnin ndihmën mjekësore pasi zemra dhe mushkëritë e tyre filluan të dështonin. Shumica e pacientëve mendohet se janë nën moshën pesë vjeç.

Sëmundja duket se është një përzierje midis sëmundjes Kawasaki dhe sindromës së shokut toksik, një mbivendosje imunitare që bën që trupi të sulmojë organet e veta.

Dekretari i shëndetësisë Matt Hancock tha që ai ishte shumë i shqetësuar nga ndërlikimi misterioz. Ai tha për LBC Radio ditën e sotme se kemi humbur disa fëmijë nga një sëmundje që mendohet se është shkaktuar nga koronavirusi'.

Por ai zbuloi se disa nga fëmijët që kanë nevojë për kujdes intensiv testohen negativisht për virusin, duke e komplikuar më tej diagnozën.

Sëmundja Kawasaki dhe sindromi i shokut toksik, të kombinuara, shkaktojnë ënjtje të brendshme të dëmshme, ethe dhe frymëmarrje - të gjitha shenjat dalluese të COVID-19.

EMISIONET