Shtyhet publikimi i filmit të Michael Schumacher

Shtyhet publikimi i filmit të Michael Schumacher

Publikimi i filmit mbi jetën e Michael Schumacher është shtyrë.

Dokumentari i titulluar thjesht "Schumacher" do debutonte vitin e ardhshëm në 25-vjetorin e fitores së tij të parë të kampionatit botëror dhe 50-vjetorit të tij të lindjes, që ishte në janar.

Por prodhuesit e filmit konfirmojnë për fansat se do të duhet të presin edhe pak për të parë filmin.

“Nxjerra në kinema e Schumacher është shtyrë,”-tha kompania në një deklaratë. “Do na duhet edhe më shumë kohë për përfundimin e filmit për shkak të materialit të gjerë. Data e re e publikimit do shpallet në një periudhë të mëvonshme.”

Filmi do të përfshijë intervista të reja me familjen dhe miqtë e Schumacher, si dhe pamje të papublikuara më parë.

"Schumacher" është prodhuar nga kineastët gjermanë Michael Wech dhe Hanns-Bruno Kammertöns.

EMISIONET