Vetëvendosje hedh gaz për herë të 4-t në Kuvendin e Kosovës

Vetëvendosje hedh gaz për herë të 4-t në Kuvendin e

Lëvizja Vetëvendosje duket se është e vendosur për të penguar votimin e demarkacionit me Malin e Zi. Për të katërtën herë radhazi gjatë ditës së sotme, deputetët e kësaj lëvizjeje kanë hedhur gaz lotsjellës në seancë, duke shkaktuar ndërprerjen e radhës së saj.

Sot ishte paralajmëruar miratimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, një nga kushtet e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.

Për të tretën herë në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, duke detyruar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli u detyrua të ndërpriste sërish seancën për të vijuar më vonë.

Kryesia e Kuvendit mbajti një mbledhje ku vendosi që t'i përjashtojë ata që gjuajtën gaz lotsjellës.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se seanca do të rinisë në orën 16:30

EMISIONET