Tetori shënon numër rekord të kërkesave të administratës shtetërore për të udhëtuar jashtë vendit. Megjithatë duket se klasi ekonomik mbetet më pak i preferuar, ndërsa kërkohet që udhëtimi të jetë me linja direkte duke e bërë biletën edhe më të shtrenjtë. Kosto shtohet edhe në bagazhet, ku punonjësit kërkojnë tu lejohet mbi 20 kg.

Administrata shqiptare duket se ka parashikuar më shumë udhëtime jashtë vendit gjatë muajit tetor.

Sipas të dhënave të të publikuara nga Agjensia e Prokurimeve Publike rezulton se në 16 ditë janë zhvilluar 44 tendera për blerje bilete.

Kuvendi është institucioni që ka pasur më shumë garë të hapura blerje biletash me 11 të tilla, e ndjekur nga Ministria e Financave,  Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme me 6 secila.

Destinacionet e udhëtimeve janë nga më të ndryshmet duke nisur nga Belgjika, Franca, Britania apo Spanja.

Ndërkohë në tre ditët e fundit vërehet se mbizotëron vetëm blerja e biletave.

Ajo çka vihet re është fakti se në garë nuk është përcaktuar vlera limit. Ndërsa vetëm Kuvendi dhe Ministria e Financave janë institucionet që e kanë të përcaktuar klasin ekonomik në çdo tender për blerje biletash.

Madje në mjaft prej kërkesave kërkohet që fluturimet të jenë direkt dhe jo tranzit, çka e bën biletën edhe më të shtrenjë.

Sa i përket bagazheve në kërkesa administrata kujdeset që tu lejohet deri në 20 kilogram pa pagesë.

Vetëm pak ditë më parë Ministrja e Drejtësisë u akuzua për shpenzime të tepërta në udhëtimet jashtë vendit, ndërsa për nënkryetarin e Bashkisë po ashtu u ngritën pretendimet për udhëtime luksi.

/Ora News.tv/