Shtesat nderojnë Mourinhon, United i afrohet kreut

Shtesat nderojnë Mourinhon, United i afrohet kreut

Vijon ecuria pozitive e Manchester United. "Djajtë" e drejtuar nga Jose Mourinho morën fitoren e tretë në katër ndeshjet e radhës në Premier League, pas fitores 2-1 në transfertën e Bournemouth.

Një 3 pikësh në limitet e kohës së rregullt, pasi deri në minutën e 92-të rezultati ishte i mbërthyer në shifrat e barabarta 1-1. Takimi nisi në malore për miqtë, që e panë veten në disavantazh pas 11-të minutash lojë. Wilson i shërbeur nga Stanislas kaloi vendasit në avantazh, rrjetë të cilës iu përgjigj Martial 10 minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, United tentoi me të gjitha forcat për të gjetur golin e fitores, konkretizim i cili erdhi vetëm në minutën e dytë të shtesës, me autor Rashford. Goli i anglezit i jep 3 pikë mjaft të vyera United që afrohet me zonën Evropiane, pasi është në kuotën e 20 pikëve në vendin e 7-të.

Një pozicion më lart pozicionohet Bournemouth, që ka golavarazh më të mirë, pasi pikët janë të njëjta me ato të "Djajve" pas 11 javësh kampionat.

EMISIONET