Të gjithë kanë ëndërruar qoftë njëherë në jetë për një shtëpi buzë detit, buzë liqenit apo buzë lumit, por serbi Milija Mandiç shkoi përtej… Në vitin 1968, me ndihmën e miqve, Mandic hodhi “themelet” e shtëpizës së tij mbi një shkëmb të vogël në mes të rrjedhës së lumit Drina. Në përfundim të ndërtimeve, ku është përdorur kryesisht dru dhe pak metale, Mandic u transferua në banesën e tij që kishte ëndërruar. Porta hyrëse në banesën e tij është një varkë e vogël, ndërsa për cdo të papritur të natyrës, në anë të shtëpisë qendron e varur një komardare shpëtimi. Nga 1968 e deri më sot ai është detyruar të riparojë shtëpinë e tij plotë 6 herë dhe kjo për shkak të stuhive dhe përmbytjeve që kanë prekur zonën në gjithë këto vite.

/Ora News.tv/