"Shtepia Kadare", që shkrimtari ia dhuroi Ministrisë së Kulturës, e cila u restaurua plotësisht vitin e kaluar, do të hapë dyert për të gjithë vizitorët në vitin e 80 vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë. Qendra ka si qëllim të tregojë  një copë Gjirokastre dhe të krijojë një strehë ngjarjesh kulturore e letrare. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Bashkinë e Gjirokastrës, foli për rëndësinë e saj. Ajo tha se “Shtëpia Kadare” nuk është  thjesht një projekt rijetëzimi apo qendër muzeale dhe kulturore, por synon krijimin e një modeli të ri të suksesshëm, që mund të ndiqet nga bashki të tjera të Shqipërisë. Banesa do shërbejë gjithashtu për të tërhequr më shumë përkthyes e shkrimtarë të njohur ndërkombëtarisht, të rinj të talentuar në fushën e letrave si dhe turistë me interesa kulturore. “Shtëpia Kadare” është një projekt i përbashkët i Tiranës dhe Gjirokastrës, jo thjesht i dy institucioneve, por një nismë e drejtpërdrejtë e Ministres së Kulturës, znj. Kumbaro dhe Kryetares së Bashkisë, Gjirokastër, znj. Rami. 12493449_1732058033673365_9117536975099487320_o 12493519_1732058047006697_3105181308496369633_o 12485831_1732058053673363_4309822498580397819_o /Oranews.tv/

/Ora News.tv/