Një familje është shpërngulur nga shtëpia e tyre në Utah pasi ata kanë thënë se shtëpia ishte e mallkuar. Shtëpia në West City ka një histori misterioze ku një grua Susan Powell (në foto me dy djemtë) ka humbur në 2009-tën pa lënë gjurmë ndërsa burri i saj Josh ka vrarë dy fëmijët e tyre dhe veten në vitin 2012. Më vonë në këtë vend kanë ardhur një familje tjetër e cila ka parë dhe dëgjuar zëra të çuditshëm. Joanna Aeosana nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur në këtë shtëpi para disa vitesh, dhe kur ajo i ka thënë një fqinje se dëgjonte të qara kur lahej në dush, atëherë ajo i ka treguar se çfarë ka ndodhur me familjen e parë. Ajo është detyruar që sëbashku me familjen të ikë nga shtëpia duke vënë re shumë gjëra të çuditshme. “Garazhdi mbyllej dhe hapej vetë disa herë gjatë ditës. Djali im i vogël kishte filluar të fliste me veten duke thënë “Ik, më lër rehat”-ka thënë Joanna. Tashmë shtëpia është bosh dhe shumë banorë të lagjes kanë frikë ti afrohen.    

/Ora News.tv/