Shtëpi për vetëm 1 euro? Ndodh në Itali

Shtëpi për vetëm 1 euro? Ndodh në Itali

Nëse keni menduar të keni një shtëpi me pamje nga Mesdheu, vreshtat e verës dhe plazheve me diell atëherë destinacioni i përsosur është qyteti i Sambuca. Shtëpitë aty janë nxjerrë në shitje për vetëm 1 euro.

Zyrtarët në Itali kanë ofruar shtëpitë në qytetin në majë të malit në përpjekje për të ripopulluar vendin rural.

Dhjetra shtëpi janë nxjerrë në shitje në vendin e quajtur "Parajsa tokësore" në ishullin jugor të Sicilisë.

Sipas zyrtarëve, qëllimi është kthimi i njerëzve në Sambuca pas një eksodi të vendasve në qytete më të mëdha.

Megjithatë, marrëveshja ka një kusht, pronarët e rinj duhet të investojnë 15.000 euro në rinovimin e shtëpisë së tyre të re brenda tre vjetësh, pasi shumica e shtëpive të braktisura janë të rrëzuara dhe të shkatërruara.

Gjithashtu duhet edhe një depozitë e sigurisë prej 5.000 euro, e cila do t’i kthehet blerëzve sapo të përfundohen rinovimet në shtëpi.

EMISIONET