Shqiptarja ndryshon mbiemrin e kthehet në Itali për prostitucion

Shqiptarja ndryshon mbiemrin e kthehet në Itali për prostitucion

Një shqiptare 23-vjeçare është arrestuar në Itali për hyrje të parregullt në shtetin fqinj.

Mediet italiane raportojnë se shqiptarja Zamira Gyegya, lindur në 1996 u ndalua nga policia në rrugën San Lazzaro.

Ajo ishte dëbuar më parë pasi ishte kapur duke prostituuar. Pasi ishte rikthyer në Shqipëri ajo ishte martuar. Nga martesa kishte ndërruar edhe mbiemrin, i cili e ndihmoi të rikthehej në Itali dhe të vazhdonte aktivitetin e saj në zonën e Vicenzas.

Kjo nuk i shpëtoi agjentëve të Volanti, të cilët pas një kontrolli e çuan atë në komisariat për t’iu nënshtruar hetimeve.

Krahasimi me bazën e të dhënave të gjurmëve të gishtërinjve konfirmoi identitetin e saj dhe më pas u bë i mundur arrestimi. Gruaja pritet të dëbohet sërish nga Italia.  

EMISIONET