Shqiptarja me banim në Itali vdes gjatë pushimeve në Zvicër

Shqiptarja me banim në Itali vdes gjatë pushimeve në Zvicër

Një grua shqiptare me banim në Itali, ka humbur jetën në Zvicër teksa kishte shkuar për pushime me familjen e saj.

Ngjarja ka ndodhur të martën në Lavertezzo, Kantoni Ticino. Gruaja u tërhoq nga rryma e lumit “Verzasca”, në zonën ku ndodhet ura romake “Ura e kërcimeve” në zonën Aquino rreth orës 13:00.

Ishin anëtarët e familjes ata që dhanë alarmin pas ngjarjes. Ajo u dërgua në spital me helikopter në gjendje të rëndë, ku ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës.

Viktima e kësaj tragjedie është Elvis Fistha, 43 vjeçare me origjinë shqiptare, banuese në Cadorago prej 15 vjetësh që kurse ishte martuar.

Paraprakisht, dyshohet se ajo ka pësuar një goditje në kokë gjatë hedhjes në lumë.

EMISIONET