Shqiptarin e shtyp automjeti në kantierin e ndërtimit

Shqiptarin e shtyp automjeti në kantierin e ndërtimit

Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë. Ylber Islami, babai i dy fëmijve, jetonte prej disa vitesh në komunën Tortona në rajonin e Piemontes në Itali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites së sotme në autostradën A 21 në drejtim të qytetit të Torinos.

47 vjeçari shqitpar po punonte në kantierin rrugor të hapur në këtë rrugë në afërsi të qytezës së Castello d'Annione.

Gjatë pozicionimit të një kartelle rrugor që sinjalizonte punimet shqiptari është aksidentuar për vdekje nga një automjet tip 'Toyota Aygo'.

Mediat italiane informojnë se drejtuesi i automjetit është arrestuar me akuzën e vrasjes së qëllimshme rrugore.



EMISIONET