Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e dhunimit dhe kërcënimeve të vazhdueshme të ish-gruas. Ditën e djeshme shqiptari e kishte ndaluar në rrugë ish-gruan e tij dhe shoqëruesin e saj dhe kishte filluar t’i kërcënonte me vdekje.

Kërcënimet degjeneruan kur shqiptari mori një shufër hekuri me ndihmën e dy bashkatdhetarëve të tij dhe kishte goditur shoqëruesin e saj. Ata plagosën burrin më të cilin ish-gruaja e shqiptarit shoqërohej dhe vazhdoi t’i kërcënonte ata të dy me vdekje.

Pas denoncimeve të çiftit për dhunim dhe kërcënim, shqiptari u gjet në mbrëmje në një bar në qendër të qytetit. Menjëherë ai u arrestua  dhe u dërguan në burgun e Astit, në dispozicion të autoritetit gjyqësor. Ndërsa fëmija që çifti, tashmë i ndarë kishin iu besua xhaxhait të nënës së tij.

Ndaj shqiptarit u dha masa e sigurisë arrest me burg, ku u dënua me 2 vjet e 9 muaj burg.

/Ora News.tv/