Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e së shtunës në Francoli, në zonën e Casertanos në Itali.

Shqiptari po vidhte një kamion në një fermë, kur u qëllua me armë zjarri tip çifte nga pronari italian Mario C.

Gjatë incidentit, edhe italiani ka mbetur me një këmbë të thyer dhe një plagë në sy, ndërsa shqiptari ka përfunduar në spitalin Cardarelli të Napolit, jashtë rrezikut për jetën.

Për momentin, të dy protagonistët e historisë janë nën hetim. Shqiptari hetohet për grabitje, ndërsa sipërmarrësi për vrasje në tentativë.

Mediat italiane shkruajnë se vepra penale e pronarit italian mund të lehtësohet nga vrasje në tentativë në kufijtë e mbrojtjes vetjake.

/Ora News.tv/