Video/Shqiptari protagonist në fitoren në Bjellorusi

Video/Shqiptari protagonist në fitoren në Bjellorusi

Ish-sulmuesi i Tiranës Elis Bakaj, kthehet në protagonist në ndeshjen e djeshme duke shënuar 1 gol dhe dhuruar 1 asist në kampionatin bjellorus. Skuadra e tij Shakhtyor Soligorsk arriti suksesin kundër Neman me rezultatin 6-0.

Serinë e golave e hapi pikërisht sulmuesi shqiptar që në minutën e 7’ me anë të një penalltie. Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë ai dhuroi një pasim që u shëndrua në gol nga shoku i tij i skuadrës Yanush.

Elis Bakaj ngjitet në kuotën e 7 golave vetëm 2 gola larg kryesuesit të kampionatit Gomel. Këtë sezon ai synon këpucën e artë.

Kjo fitore e ngjit skuadrën e Bakajt në vendin e 3-të por vlen të thekohet se Shakhtyor Soligorsk ka dy ndeshje më pak se kryesuesit e Bresit.

EMISIONET