Shqiptari ‘koleksionon’ 13 përzënie nga Italia, nuk dorëzohet dhe rikthehet sërish

Shqiptari ‘koleksionon’ 13 përzënie nga Italia, nuk

Është përzënë 13 herë nga Italia, por, pavarësisht kësaj, është kthyer gjithnjë në Reggiano.

Dy javë nga dekreti i fundit, karabinierët e kanë ndaluar në Sant'Ilario d'Enza dhe e kanë arrestuar.

Ai quhet Emiliano Fejzo, është shqiptar, 36 vjeç, me precedent të ndryshëme me akuzën e ‘dhunimit të pasurisë’.

Ishte riatdhesuar para thuajse dy javësh, mëngjesin e 23 majit, pasi kishte vuajtur dënimin e 8 muajve në burg, me një fluturim nga Milano në Tiranë.

Paralajmërimi i fundit, i 13-ti në radhë, (11 prej të cilëve janë ekzekutuar me shoqërim të shqiptarit deri bë kufi), ka pasuar pas atyre të marra nga prefekturat e Reggio Emilia-s, Bologna-s e Treviso-s.

Për të ka nisur denoncimi për rihyrje të pa ligjshme, në gjendje lirie, për thyerje të masave të dhëna nga komisariati.

EMISIONET