Shqiptari kapet me marihuanë dhe kokainë, u "njoh nga fytyra"

Një korrier shqiptare u arrestua nga policia italiane pasi u kap me 2 kg e 500 gram marihuanë në mjetin e tij. Burri, një 32 vjeçar, u ndalua dje në bordin e një makine që drejtonte.

Agjentët e policisë, të cilët e njihnin atë për shkak se ishte arrestuar 4 vite më parë po për drogë, e ndalën për kontroll.

Brenda makinës "Marassi" u gjetën dy thasë me lëndë narkotike e fshehur pjesërisht në pjesën e përparme.

Makina u dërgua në stacionin e policisë ku agjentët gjetën 70 gram kokainë të pastër brenda dritës, pjesën e pasme të pasagjerëve.

Droga, sipas hetuesve, kishte për qëllim shitjen me pakicë në qendrën historike në Genova.

/S.Ll/


EMISIONET