Shqiptari kapet me dokumente greke false në aeroportin e Katanias, ja ku ishte nisur

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia kufitare në aeroportin e Katanias, në Itali.

Sikurse raportojnë mediet fqinje, shqiptari Ladimir Muça, 44 vjeç ishte bërë gati të udhëtonte drejt Londrës, me dokumente identifikimi greke false.

Agjentët e kontrollit u bënë dyshues për origjinalitetin e këtij dokumenti, pasi nuk korrespondonte absolutisht me origjinalin dhe pas verifikimeve rezultoi se ishte falsifikim total.

Shqiptari u arrestua dhe në moment u vu në dispozicion të policisë. Pas disa procedurave hetimore ai u la i lirë.

EMISIONET