Shqiptari i dënuar me dy burgime të përjetshme i kërkon dëmshpërblim shtetit italian

Shqiptari i dënuar me dy burgime të përjetshme i kërkon

Shqiptari Dritan Demiraj i dënuar nga drejtësia italiane me burgim të përjetshëm për dy vrasje, përmes avokatit të tij Massimiliano Orrù, deklaron se familja do t'i kërkoj dmëshpërblim shtetit italian për gjëndjen shëndetësore në të cilën ndodhet djali i tyre.

Dritan Demiraj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish të fejuarës së tij Lidia Nusdorfi dhe të dashurit të saj Silvio Mannina. Motivi i vrasjes është hakmarrja për xhelozi.

Gjatë qëndrimit në burgun e Parmës në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës së Apelit, Dritan Demiraj është dhunuar rëndë nga një i burgosur , ish boksier me origjinë rumune.

Nga dhuna e marrë, Dritan Demiraj qëndroi disa kohë në gjëndje kome. Ky fakt i shkaktoi dëme të rënda celebrale e aktualisht është deklaruar nga mjekët si person i paaftë për të menduar e vepruar. Në kushte të tilla ligji italian nuk e lejon zbatimin e vendimit të marrë ndaj tij për burgim të përjetshëm. Gjykata e Apelit num mund të marr një vemdim ndja një person në kushte të tilla shëndetësore e Dritan Demiraj është shpallur person në gjëndje të lirë.

Sipas vendimit të marrë nga prindërit e tij Dritan Demiraj do të kthehet në Shqipëri në një strukturë të përshtatshme për gjëndjen e tij shnëdetësore.

Avokati i tij Massimiliano Orrù ka deklaruar se familja ka vendosur t'i kërkoj dëmshpërblim shtetit italian për dëmet e pashërushem shëndetsore që ka marrë djali i tyre gjatë qëndrimit në burgun e Parmës.

Ndërkohë ndaj dhunës së ushtruar ndaj Dritan Demiraj autoritetet italiane kanë nisur një proces hetimor.

EMISIONET