Shqiptari godet disa herë me makinë maqedonasin me biçikletë në Bolzano, arrestohet

Shqiptari godet disa herë me makinë maqedonasin me

Ishte diçka e tmerrshme fundjavën që lamë pas për një 40 vjeçare maqedonas me banim në Bolzano. Ai ecte me një biçikletë i shoqëruar me qenin e tij përgjatë një rrugëve të ngushtë në periferi të Castelbello.

Burri u godit papritur nga një minibus që erdhi me shpejtësi të lartë, duke e hedhur atë në tokë dhe duke i dëmtuar biçikletën.

Por ajo që fillimisht dukej një aksident i thjeshtë, fatkeqësisht për maqedonasit ishte diçka më serioze. Drejtuesi i mjetit është përpjekur edhe dy herë të tjera për të goditur biçikletën.

Viktima, i plagosur lehtë, ka lajmëruar numrin e emergjencës duke përshkruar me detaje automjetin. Pas pak minutash, policia dhe një ambulancë kanë shkuar në vendngjarje. 

Teksa maqedonasit i është dhënë ndihma e parë, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e mjetit që shkaktoi përplasjen. Pas rreth 20 minuta, është identifikuar minibusi, me shenjat e përplasjes në pjesën e përparme.

Në pranga, përfundoi një 42 vjeçar shqiptar, i njohur për policinë. Ai është dërguar në burgun e Bolzanos.

Tani, policia po heton për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij, duke mos përjashtuar motivet e pasionit.

Personi i arrestuar do të duhet të përgjigjet për vrasje në tentativë, ndërsa çiklisti  është transportuar në spital me plagë të ndryshme në gjymtyrë dhe në kokë.

Për fat të mirë, atij nuk i rrezikohet jeta.

EMISIONET