Një shqiptar është gjetur i pajetë në një pus në zonën e Umbrias në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se viktima është 77 vjeçari Cin Nika, i cili u gjet i pajetë në një pus prej 3 metrash në rrugën "Annibale Cartaginese".

Ishte një qen i zjarrfikësve ai që bëri të mundur gjetjen e trupit pas kërkimeve që kishin nisur për të sot në mëngjes.

Paraprakisht, dyshohet se vdekja është aksidentale. Mediat lokale shkruajnë se burri mund të ketë shkuar për të mbledhur manaferra. Duke mos vënë re praninë e pusit rrafsh me tokën, ka përfunduar brenda tij duke gjetur vdekjen.

I moshuari me origjinë shqiptare u largua të martën rreth orës 19:00 nga banesa dhe pak para mesnatës, anëtarët e familjen dhanë alarmin në polici.

Në agim, policia bëri zbulimin tragjik.

/Ora News.tv/