Shqiptari arrestohet në Gjermani, po kthehej nga Holanda me 12.9 kg kokainë

Shqiptari arrestohet në Gjermani, po kthehej nga Holanda me 12.9 kg

Një sasi afro 13 kilogram kokainë është sekuestruar të mërkurën e `14 nëntorit në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari të Gjermanisë.

Në pranga ra një shqiptar i cili dyshohet se është pjesë e një grupi trafikantësh në zonën e Aelen në Gjermani.  Sipas policisë dhe prokurorisë së zonës 30 vjeçari lëvizte nën një identetitet të rremë si shtetas italian.

 Sipas medias gjermane, shqiptari trafikonte kokainën nga Holanda në Gjermani ku dhe e shiste.  

Arrestimi i tij erdhi në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes zyrës shtetërore të investigimit të krimit Baden-Ëürttemberg dhe policisë së Aalen

 "Kokaina kap vlerën e mbi 1 milionë eurove dhe është sasia më e madhe që është kapur në zonën e Bavarisë" tha Michael Zimmer, zyrtar i policisë citon main-echo.de

Prej muajsh policia kishte mbajtur nën vëzhgim shqiptarin derisa ky i fundit u arrestua në autostradën  A3 në Aschaffenburg teksa po kthehej nga Holanda me makinë.

Sipas policisë së Aalen banda ishte e specializuar në fshehjen e drogës.

"Ata e fshinin drogën në pjesë të tilla të makinës që ishte e pamundur të gjendeshin gjatë kontrolleve policore rutinë, dhe droga mund të nxirrej nga pjesët e makinës vetëm përmes teknikëve" raporton Ora News.

Qeni antidrogë arriti të gjurmonte se ku ishte fshehur kokaina, 12.9 kg e cila sipas policisë kapte vlerën e 1.1 milionë eurove. Shqiptari së bashku me tre anëtarë të tjerë të cilët janë arrestuar në shtator, pritet të dalin në gjykatë

Kjo sasi kokaine është më e madhja që është sekuestruar deri tani në zonën e Bavarisë në Gjermani.

(Foto: Ilustruese)


EMISIONET