Shqiptari arrestohet me helikopter, në vilën e tij gjendet rafineri kokaine

Një operacion masiv i policisë në Fermano, me përfshirjen e karabinierëve edhe të Montegiorgio me mbështetjen e një helikopteri nga Pescara, çuan në pranga një 46 vjeçar shqiptar, rezident në Montegiorgio.

Burri, më 21 dhjetor në Magliano di Tenna shmangur me forcë një pikë kontrolli të karabinierëve me Toyotan e tij. Për pasojë, një karabinier pësoi një plagë në dorë dhe në këmbë.

Shqiptari u ndal më pas si dhe u zhvillua kontroll në një vilë jashtë Montegiorgio, ku u gjet një rafineri artizanale për përpunimin e kokainës. Ditën dhe natën, atje shkonin makina të shumta, me shumë mundësi të klientëve për blerjen e drogës.

Policia gjeti 400 gram kokainë dhe një gram drogë të përpunuar i ndarë në doza. Gjithashtu, aty u gjetën lëndë prerëse të kokainës, peshore si dhe mjete të ndryshme për paketimin dhe 500 euro.

Makina e shqiptari u sekuestruar së bashku me një celular dhe sistemin e mbikëqyrjes së paligjshme video. 46 vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg në Fermo.


/S.Lleshi/


EMISIONET