Katër shqiptarë u gjetën të mbyllur në kuti kartoni në pjesën e pasme të kamionit. Ata kishin paguar 700 euro secili për të hyrë në mënyrë klandestine në Britani.

Rojet ndaluan kamionin i cili ishte nisur nga Frankfurti. Operacioni i zbulimit u krye më 22 maj 2017.

Kamioni ishte ndaluar në anën franceze dhe shoferit i ishte kërkuar që të hapte kutitë të cilat ishin të lidhura me një shirit blu. Brenda kutive policia zbuloi 4 shqiptarët.  

Njëri prej anëtarëve të bandës tashmë është i arrestuar dhe ndodhet në proces gjyqësor.

Daily Mail e identifikon atë si Vladimir Tollumi, 39 vjeç.

Janë telefonatat që ai ka bërë të cilat e implikojnë në trafikun e klandestinëve.




/Ora News.tv/