Shqiptarët sherr në klubin italian, dhunojnë truprojat

Shqiptarët sherr në klubin italian, dhunojnë truprojat

Tre persona u arrestuan në një klub nate në Mafalda di Rubano të Italisë, midis të cilëve edhe një shqiptar.

Në pranga përfunduan Dedë Rroshtaj, 27 vjeç, Rrok Toma, 37 vjeç si dhe Fabrizio Argenton, 52 vjeç, të gjithë banues në Montegrotto Terme.

Ata shkuan rreth orës 23:00 për të hyrë në klubin ku po zhvillohej festa.

Duke qenë se u refuzuan nga truprojat, ata erdhën sërish duke i sulmuar ata, teksa kishin konsumuar sërish alkool. Shqiptarët dhe italiani i goditën ata me sende të forta si dhe me grushte.

Policia e Selvazzano dhe Padovas i kanë identifikuar menjëherë ata dhe i kanë arrestuar. Ata akuzohen për lëndime personale, dhunë dhe kërcënime.

EMISIONET