Shqiptarët kapen me 1.5 mln euro drogë në bodrum dhe poshtë krevatit, mes të prangosurve një femër

Pesë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane në zonën e Maglie, nën akuzën e trafikut të drogës. Policia sekuestroi 170 kg marihuanë, e cila nëse do të shitej në tregun me pakicë do t'u sillte atyre fitime në shumën e 1 milion e gjysmë euro.

Grupi kriminal ishte nën mbikëqyrje për disa javë, ndërsa goditja e parë u realizua dje në mëngjes me arrestimin e tre shqiptarëve pranë një garazhi në Noha, një fshat i Galatina.

Në bodrum ishin 22 pako të mbështjella me celofon, pesha totale e të cilëve ishte 143 kg. Në pranga përfunduan Glorent Jazo, 22-vjeç; Gabriel dhe Indrit Avdurramani, respektivisht 23 dhe 28, të gjithë shqiptarë.

Gjatë të njëjtit operacion u arrestuan edhe Leonardo Lisi, 34 vjeç dhe Adriana Minerba, 29 vjeç, të dy nga Cutrofiano. Edhe lëvizjet e tyre ishin nën vëzhgim nga policia për ditë të tëra.

Dhe kur ushtria trokiti në derën e tyre dje në mëngjes, ata nuk mund t'i fshihnin 26 kilogramë marihuanë të fshehur nën krevat. Të dy u arrestuan gjithashtu në flagrancë për krimin e posedimit të drogës.

Ata përfunduan në burgun e Borgo San Nicola.

EMISIONET