Shqiptarët i shërbejnë busteve si histori lakejshë

Shqiptarët i shërbejnë busteve si histori lakejshë

Prej një jave, shikoj dhe dëgjoj të gjitha emisionet e kanaleve televizive rreth vrasjes së Gjeneralit Sulejman. Ajo që bie në sy dhe trashë, është se: të gjithë këta analistë apo politikanë flasin në një mënyrë si portavoçe të FOX NEWS apo zëdhënës të Prsidentit Trump. Nuk kanë mendim të tyre pasi kështu janë formuar dhe edukuar që të shërbejnë si portavoç lakejshë të atij që është në fuqi.

Të gjithëvë j'u kujtohet kur në Shqipëri në kohën që ishte kandidate e mundëshme për Presidente Hilary Klinton, dhe erdhi në Shqipëri, të gjithëvë i'u kujtohet se si ngritën dhe një bust në Sarandë, sapo humbi zgjedhjet Hillary ja hoqën bustin. Të gjithëve j'u kujtohet se si të gjithë këta politikanë po shtypnin njeri-tjetrin si në varrimin e Sulejmanit, kush t'i jepte dorën Hillari Clinton kur ajo hyri dhe doli pas një fjalimi në Parlament. Neser sapo të largohet Trump, do të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo është arsyeja që shqiptarët as nuk i merr kush seriozisht dhe as i beson kush.

Në një kohë që vetë politika Amerikane dhe populli Amerikan është i ndarë si asnjeherë në histori rreth veprimeve dhe qëndrimeve të Presidentit Trump deri tek vrasja e Gjeneralit Sulejman, jo se i vjen keq për Sulejman, por, SHBA funksionon me institucione dhe, Trump e ka detyrim ligjor kushtetues që duhet të njoftoj Kongresin në rast të një sulmi të tillë që quhet hapje lufte. Në anën tjetër ka dhe ligje ndërkombëtare për fillimin e luftërave dhe ligjeve të luftës

Ky vit do të jetë një vit i tensionuar në zgjedhejt amerikane. Sipas analistëve amerikanë dhe jo portavoçeve shqiptare si gramafonë lakejsh dhe ashu trajtohen si lakej, politika shqiptare. Zgjedhjet e këtij nëntori në Amerikë do të jenë më të ashprat dhe më të vështirat në historinë e Amerikës.

Let see what will be the result

Amerika beson në kushtetutë dhe institucione dhe askush nuk mund të dalë mbi këto. Kushtetuta Amerikane është kurora mbretërore e Amerikës dhe jo Presidenti kushdo qoftë Ai. Kjo është arsyeja që ky vend funksionon në mënyre perfekte dhe me demokracinë më të mrekullueshme në botë me njerëz të lirë dhe jo lakej e shërbotoreë monumentesh e bustesh të radhës.

Amerika dhe amerikanët nuk funksionojnë me logjikën shqiptare si rrënim kombëtar, patriotë dhe tradhëtarë si rrënim kombëtar. Amerika funksionon We are different.


EMISIONET