Shqiptarët dhe pakistanezët përleshen me thika në Greqi, ka të plagosur

Mediat greke raportojnë për një përleshje mes një grupi pakistanezësh dhe dy shtetasve shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur Chania në ishullin e Kretës mbrëmjen e së hënës (17 shkurt), ku refugjatët me kombësi pakistaneze për arsye ende të panjohura u përleshën me thika me dy shtetas shqiptarë.

Si pasojë, njëri nga shqiptarët mbeti i plagosur. Ai u transportua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende arsyet e sherrit mes grupeve.

EMISIONET