Koronavirusi, gjendet zgjidhja për shqiptarët e ngecur jashtë kufirit

Koronavirusi, gjendet zgjidhja për shqiptarët e ngecur jashtë

Pandemia botërore për shkak të virusit COVID 19 ka bllokuar shumë shqiptarë në shtetet e tjera për shkak të bllokimit të kufijve.

Burime për RTV ORA bëjnë me dije se pas ndërhyrjes së Ministrisë së Jashtme dhe përfaqësive diplomatike të vendosura në vende fqinje kanë bërë të mundur kthimin në vendin tonë mbi 100 qytetarë shqiptarë.

20 qytetarë të cilët ishin bllokuar në kufirin hungaro/serb dhe pas 24 orësh është bërë e mundur që të martën në mëngjes të hyjnë në territorin shqiptarë. janë të shumtë personat që për arsye turizmi apo pune ndodhen në Dubai, por 32 prej tyre të cilët kanë udhëtuar nga kontinenti aziatik drejt Shkupit kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit shqiptar që të bëjë të mundur kthimin e tyre me autobus drejt vendlindjes.

Për shkak të pezullimit të biletës së tyre, një nënë shqiptare sëbashku me djalin e saj 11-vjeçar në Barcelonë , pas ndërhyrjes së Task Forcës të ngritur në MEPJ është arritur që ato të kthehen në Tiranë të martën nëpërmjet Gjermanisë.

Të shumtë janë shqiptarët që marrin rrugët e Europës për t’u kuruar, siç është rasti i një çifit i cili ishte nisur drejt Italisë në rrugë tokësore.

Por për shkak të mbylljes së kufijve ato kishin mbetur të bllokur në Kroaci por më pas janë transportuar me mjetet e ambasadave shqiptare në Zagreb, Bosnje-Mal të Zi, për të mbërritu në shtetin tonë.

9 persona që udhëtonin më automjete personale dhe 39 shtetas që udhëtonin me autobus nga Hungaria pas disa orësh pritjeje dhe me ndërhyrjen e Ambasadës në Beograd, ata u lejuan të vijojnë udhëtimin dhe kanë mbërritur në Shqipëri.

Ndërsa  një marinar shqiptar, që kishte ankoruar anijen në Sfax të Tunizisë ishte sëmurë dhe nuk është pranuar  në spital me friken e infektimit nga koronavirusi.

Burime bëjnë me dije se ai është ndihmuar nga ambasada shqiptare në Athinë e cila mbulon dhe Tunizinë.

Ndërsa të enjten në mëngjes pritet të mbërrijnë 24 turistë shqiptarë nga Budapesti të cilët kanë mbetur të bllokuar në Hungari.

Por situate vijon të mbetet problematike në shtetin fqinj, e cila është e gjitha në kanrantinë.

Në Itali ka një numër të madh shqiptarësh të cilët kanë mbetur në qytete të ndryshme italiane në pamundësi për t’u kthyer.

Por në Ministrinë e Jashtme është ngritur një task-forcë e cila po merret me evidentimin e shqiptarëve që kanë mbetur të bllokuar në botë dhe kërkojnë të kthehen.

Autoritetet shqiptare i bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë urgjencë dhe domosdoshmëri për të lëvizur, përpara së të presin bileta apo të nisin udhëtime ajrore apo tokësore, të konsultohen me ambasadat tona në vendin përkatës, në mënyrë që të shmangen problemet! 

EMISIONET